Kreu i grupit parlamentar i PS takohet në Mynih me Richard Grenell, Balla: Shqipëria shihet si aktor që kontribuon në zgjidhje globale

Kreu i grupit parlamentar i PS takohet në Mynih me Richard Grenell, Balla: Shqipëria shihet si aktor që kontribuon në zgjidhje globale

Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Taulant Balla pati një takim me Richard Grenell i Dërguari Special i Presidentit Donald Trump për Misionet Speciale të SHBA. Në një postim, në Facebook, Balla ka shkruar se ata diskutuan mbi partneritetin e veçantë mes Shqipërisë dhe SHBA si dhe Bordin e Paqes. Po ashtu Balla ka falenderuar Grenell për mbështetjen mbi pafajësinë e Presidentit Thaçi dhe drejtuesve të UÇK. “Konferenca e Sigurisë Mynih. Drekë pune me Richard Grenell, të Dërguarin Special të Presidentit Donald Trump për Misionet Speciale të SHBA. Diskutuam mbi partneritetin e veçantë mes Shqipërisë dhe SHBA. Ftesa për Kryeministrin Rama në Bordin e Paqes të iniciuar nga Presidenti Trump e ka ngjitur Shqipërinë në nivelin më të lartë të vendimmarrjes, aty ku diskutohen...