Kosova njohu kartat serbe te identitetit, reagon Rama: Ballkani Perëndimor në BE nuk është bamirësi, por fitore strategjike

Kosova njohu kartat serbe te identitetit, reagon Rama: Ballkani Perëndimor në BE nuk është bamirësi, por fitore strategjike

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Kosova njohu kartat serbe të identitetit. Rama është shprehur se Ballkani Perëndimor brenda BE-së nuk është bamirësi, por fitore strategjike. “Mirëpresim koordinimin Kosovë – BE për Ligjin për të Huajt. Shpërbërja e strukturave paralele është një punë e vështirë. BE-ja duhet t’i përgjigjet këtij guximi duke hequr masat ndëshkuese dhe duke e çuar përpara aplikimin e Kosovës për anëtarësim. Një Ballkan Perëndimor plotësisht brenda BE-së nuk është bamirësi. Është fitorja strategjike e vetë Evropës”, shkruan Rama në X. Qeveria e Kosovës ka pranuar të lëshojë leje të përkohshme qëndrimi për 12 muaj për pjesëtarët e komunitetit serb, që nuk kanë dokumente të Kosovës, dhe t’i njohë kartat e identitetit të lëshuara nga autoritetet serbe- hapa këto që i zbusin...