Kosova feston sot 18 vite Pavarësi, Veliaj: 17 shkurti, kujtesë se liria nuk dhurohet, por fitohet me sakrificë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nga burgu ka uruar Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë. Ai shprehet se ‘17 shkurti nuk është thjesht një datë, kujtesë se Liria nuk dhurohet, por fitohet me sakrificë dhe besim të vazhdueshëm’. Më tej ai ndalet te gjyqi në Hagë ndaj UÇK-së, ku thotë se ka bindje që procesi ndaj tyre do të përfundojë me drejtësi dhe kthimin e tyre në shtëpi. Reagimi i plotë: Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë! 17 Shkurti nuk është thjesht një datë – është kujtesë se LIRIA nuk dhurohet, por fitohet me sakrificë, me qëndresë dhe besim. Sot, më shumë se kurrë, Kosova meriton të festojë me kokën lart: për të gjithë ata që luftuan dhe për çdo të ri që rritet me...
Burimi:
top-channel.tv