“Kosova e pavarur, realitet që duhet pranuar nga Serbia”, Spiropali në Prishtinë: Lufta e UÇK nuk ishte për pushtet politik, drejtësia në Hagë të jetë e paanshme

“Kosova e pavarur, realitet që duhet pranuar nga Serbia”, Spiropali në Prishtinë: Lufta e UÇK nuk ishte për pushtet politik, drejtësia në Hagë të jetë e paanshme

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali u prit paraditen e sotme në Prishtinë nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, në një takim me fokus thellimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, përgatitjet për takimin e radhës ndërqeveritar dhe riaktivizimin e mekanizmave strategjikë të përbashkët. Të dy ministrat mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp, gjatë së cilës Spiropali theksoi se “për ne Kosova nuk është zgjedhje protokolli, por zgjedhje historie, një deklarim i qartë se ku qëndron prioriteti ynë kombëtar.” “Ne nuk po ndërtojmë një marrëdhënie nga e para. Ne po forcojmë një bosht kombëtar. Një aleancë të natyrshme mes dy shteteve sovrane, mes dy republikave motra, që ndajnë histori, identitet, sakrificë dhe një...