Kosova do të njohë dokumentet serbëve në veri, reagon Rama: Heqja e strukturave paralele e vështirë, BE të përshpejtojë anëtarësimin e Kosovës

Kosova do të njohë dokumentet serbëve në veri, reagon Rama: Heqja e strukturave paralele e vështirë, BE të përshpejtojë anëtarësimin e Kosovës

Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur koordinimin midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Ligjin për të Huajt, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt stabilitetit dhe sundimit të ligjit. Rama ka theksuar se shpërbërja e strukturave paralele në Kosovë është një proces i vështirë dhe kërkon vendosmëri, duke nënvizuar nevojën që Bashkimi Evropian të shoqërojë këtë hap me heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës dhe me avancimin e aplikimit të saj për anëtarësim. “Ne mirëpresim koordinimin mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Ligjin për të Huajt. Shpërbërja e strukturave paralele është punë e vështirë. BE-ja duhet ta përputhë këtë guxim duke hequr masat ndëshkuese dhe duke e çuar përpara aplikimin e Kosovës për anëtarësim. Një Ballkan Perëndimor plotësisht brenda BE-së nuk...