Korrupsioni Rama-Balluku bllokon rrugët e Juglindjes dhe rrugën e Brukselit!
Nga Belind Këlliçi Në mënyrë të përsëritur, sidomos në fundjavë, mijëra qytetarë, familjarë, të mitur e të moshuar kalojnë orë të tëra paniku të bllokuar në rrugë, për shkak të rënies, dëmtimit dhe paralizimit të akseve kryesore të Juglindjes. Arsyeja kryesore e kësaj krize në infrastrukturë, është korrupsioni. Ndërsa buxhetet fryhen e shtohen miliona euro për segmente të caktuara, rezulton se këto para shkojnë shumë pak për cilësinë e sigurinë e punimeve. Qartazi ato ndahen mes qeverisë dhe klientëve të saj, mes Rama-Ballukut dhe ndërtuesve. Ndryshe si shpjegohet se sa më shumë rriten kostot, aq më shumë bien rrugët?!!! Ky është rasti klasik se si hajdutëria qeveritare i kushton drejtpërdrejt qytetarëve, e provojnë në lëkurën e tyre ku me qindra familje mbesin gjithë ditën në...
Burimi:
syri.net