‘Korrupsioni po na izolon’, PD Elbasan jep alarmin pas shembjes së rrugës dhe fton qytetarët në protestë
Partia Demokratike, dega Elbasan, ka reaguar ashpër ndaj situatës së rënduar të infrastrukturës rrugore në qark, duke vënë në qendër të akuzave shembjen e aksit kombëtar Librazhd-Prrenjas. Përmes një deklarate për mediat, PD e cilëson këtë ngjarje si një provë të qartë të pasojave të korrupsionit dhe abuzimit me fondet publike, duke theksuar se miliona euro të taksapaguesve janë shpërdoruar në projekte pa standarde. Sipas Partisë Demokratike, rrëshqitja e tokës që ka bërë të pakalueshëm këtë aks jetik, ka shkëputur lidhjet infrastrukturore të gjithë zonës juglindore me kryeqytetin, duke shkaktuar një izolim ekonomik me pasoja të rënda. Kjo situatë, e përshkruar si një "dështim teknik", konsiderohet si tregues i një qeverisjeje që vendos interesat klienteliste mbi ato publike. Në deklaratë theksohet se impakti negativ po...
Burimi:
syri.net