“Korrupsioni po luftohet si kurrë më parë”, Rama: Berisha mallkim, hije e zezë që sjell vërdallë një tufë qorrash

“Korrupsioni po luftohet si kurrë më parë”, Rama: Berisha mallkim, hije e zezë që sjell vërdallë një tufë qorrash

Kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë një takimi me banorët e Librazhdit pas inspektimit të punimeve në aksin e dëmtuar Librazhd-Prrenjas, komentoi edhe protestat e opozitës. Sipas tij, këto protesta kanë për qëllim “të nxijnë” fytyrën e Shqipërisë nëpër botë, me qëllim që të krijohet përshtypja se vendi ynë është i zhytur në  korrupsion. Por shefi i qeverisë theksoi se korrupsioni nuk është luftuar kurrë më parë siç po luftohet tani. Rama: E vëreta është që gjithë çfarë bëhet në ato pocaqi protesta, që janë s jashtëderdhje njerëzore në Bulevard…bëhet vetëm për fotografitë që prodhohen nga zjarret dhe nga dhuna për t’u çuar nëpër botë. Për të thënë ja kjo është Shqipëria, mos shkoni në Shqipëri, mos bëni turizëm, mos investoni se Shqipëria është e...