“Korrupsioni i përhapur në çdo sektor”, Tabaku shpërthen:Hetimet e SPAK tregojnë se qeveria Rama nuk ka më legjitimitet
Për Partinë Demokratike, hetimet e SPAK-ut treguan se qeveria Rama nuk ka legjitimitetin për të drejtuar vendin. Jorida Tabaku u shpreh se kryeministri Edi Rama ka ndërtuar një sistem të korruptuar. “Një sistem i cili duhet rrëzuar sepse sot qeveria me atë që është ekspozuar nuk ka më as legjitimitet, nuk ka më as kartën morale, nuk i ka më as numrat. Sepse ashtu siç e pamë të gjitha këto fonde, të gjitha këto biznese, të gjitha këto që kanë ndodhur kanë qenë në shërbim të marrjes së zgjedhjeve”, tha Tabaku. Sipas Tabakut taksa e korrupsionit është bërë taksa më e rëndë në qeverisjen socialiste. “Sot 1/3 e vlerës së tenderëve është pagesë që u jepet zyrtarëve, është pagesë që i shkon ish-zëvendëskryeministrit, i shkon...
Burimi:
sot.com.al