Korreshi kundër Berishës: Jam në mbështetje të SPAK, është i vetmi institucion i pavarur! S’më intereson çfarë mendojnë në PD

Korreshi kundër Berishës: Jam në mbështetje të SPAK, është i vetmi institucion i pavarur! S’më intereson çfarë mendojnë në PD

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, është shprehur se SPAK është i vetmi institucion që është në këmbë në Shqipëri. Komentet Korreshi i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report TV, ku tha se nuk i interesonte se çfarë mendonin eksponentë të tjerë brenda PD-së për SPAK-un, pasi qëndrimi i tij ishte në mbështetje të këtij institucioni. Me këto deklarata, Korreshi duket se ka dalë kundër kryedemokratit Sali Berisha, i cili në mënyrë të vazhdueshme ka sulmuar prokurorët e SPAK, duke i cilësuar ata si të lidhur me krimin dhe kryeministrin Edi Rama. “Ne në PD kemi qëndrime të ndryshme. Dhe unë për SPAK kam pasur këtë qëndrim që nga dita e parë deri në ditën e fundit. Të...