“Kopshti privat i familjes Rama”/ Gazetarja: Si u rrit buxheti i AKSHI-t me 38 herë
“Kopshti privat i familjes Rama” – kështu po cilësohet nga kritikët rritja e jashtëzakonshme e buxhetit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), e cila në pak vite është shumëfishuar me plot 38 herë. Nga një institucion me rol teknik dhe buxhet modest, AKSHI është shndërruar në një nga agjencitë më të financuara të shtetit, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi transparencën, përqendrimin e fondeve publike dhe lidhjet politike që shoqërojnë këtë rritje të pazakontë. Si u justifikua ky shpërthim financiar dhe kush përfiton realisht prej tij? Në nisje të mandatit të dytë, kryeministri Edi Rama kishte në krye të agjendës qeverisëse automatizimin e shërbimeve publike me qëllimin eliminimin e korrupsionit të vogël në sportelet publike. Në vjeshtë të vitit 2017 kalon në varësi të...
Burimi:
sot.com.al