Kontrollet në kullën luksoze në Tiranë/ Malltezi: Miliona euro ‘cash’ u gjetën tek kompania e motrës së Taulant Ballës
Kontrollet e ushtruara në një kullë luksoze në mes të Tiranës kanë nxitur reagime të forta politike. Jamarbër Malltezi ka publikuar një postim në rrjetet sociale, ku hedh akuza lidhur me gjetjen e shumave të mëdha parash “cash”. Në një postim në Facebook, Malltezi shkruan se miliona euro janë gjetur te kompania e motrës së Taulant Ballës. “MILIONA EURO cash të gjetura tek kompania hajdute e motrës së Taulantit! Këtë foto e Vitit të Ri 2014 Taulanti e paska hequr nga interneti. Ia kujtojmë shqiptareve se janë mbi 30 mijë euro vetëm në këtë divan dhe se tualeti ka marrë dhurata të çmuara nga bandat”, shkruan Malltezi në postimin e tij.
Burimi:
syri.net