Konflikti në Lindjen e Mesme, Rama komunikim me ambasadorët e Shqipërisë në vendet e prekura (VIDEO)

Konflikti në Lindjen e Mesme, Rama komunikim me ambasadorët e Shqipërisë në vendet e prekura (VIDEO)

edi rama TIRANË- Në mes të zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme, kryeministri Edi Rama publikoi një video nga takimi virtual me ambasadorët e vendeve të prekura. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ndau momente nga komunikimi me ambasadorët. Rama bëri të ditur se institucionet shqiptare do të jenë në koordinim të plotë, ndërsa informimi për situatën do të realizohet në kohë reale, për të garantuar transparencë dhe reagim të menjëhershëm. "Për cdo gjë me këtë ekip që keni të kordinuar ne do jemi të informuar në kohë reale!", tha Rama.  Sulmi i SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit nisi më 28 shkurt 2026. Mëngjesin e hershëm të 28 shkurtit, forcat amerikane dhe izraelite nisën një ofensivë ushtarake të koordinuar ndaj Iranit, duke përdorur raketa, avionë luftarakë...