Koncesioni i sterilizimit, Hoxhaj: Privati shfrytëzoi asetet e shtetit për të vjelë 156 milionë euro

Koncesioni i sterilizimit, Hoxhaj: Privati shfrytëzoi asetet e shtetit për të vjelë 156 milionë euro

Koncesioni i sterilizimit vazhdon të mbetet një nga plagët më të mëdha financiare për buxhetin e shtetit shqiptar, i cilësuar tashmë nga Gjykata e Posaçme si vepër e një grupi të strukturuar kriminal. I ftuar në emisionin ‘Kush Paguan’ në Syri Tv, nën moderimin e Klaudja Karabolli, gazetari dhe autori i emisionit investigativ ‘Plug’, Julian Hoxhaj tha se kjo është hera e parë në historinë e prokurimeve publike në Shqipëri që një kontratë e tillë merr një cilësim kaq të rëndë ligjor, duke lënë pas një dëm kolosal financiar dhe shumë pikëpyetje për të ardhmen e menaxhimit të këtij shërbimi. Ndërkohë që pronarët e koncesionit "SaniService" ndodhen prapa hekurave, qeveria ka vendosur krijimin e një operatori të ri shtetëror, një lëvizje që Hoxhaj e sheh...