Koncesionari në QSUT nuk ofron analiza pas datës 20 të çdo muaji, Xhixho: Situatë skandaloze!

Koncesionari në QSUT nuk ofron analiza pas datës 20 të çdo muaji, Xhixho: Situatë skandaloze!

Ditën e sotme, për herë të parë Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e pranoi se pas datës 20 të çdo muaji, pacientët në spitale përballen me mungesë të shërbimit të analizave nga ana e koncesionarit. Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja Evis Sala, premtoi se ky ngërç do të zgjidhet brenda vitit. Lidhur me këtë situatë, ka reaguar deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se është skandaloze dhe e papranueshme që në QSUT, pas datës 20 të çdo muaji, pacientëve të shtruar t’u mohohen analizat bazë jetike. Në reagimin e saj Xhixho shtoi se është e papranueshme që qytetarët të përballen me mungesë ekzaminimesh mjekësore për shkak të mungesës së fondeve. Reagimi i Xhixhos: Është...