Kompromis për financimin e partive, shumica dhe opozita hartojnë draftin e kërkuar nga Bashkimi Europian
Socialistët dhe demokratët kanë arritur kompromisin e parë në Komisionin e Reformës Zgjedhore, duke hartuar projekt-ligjin për financimin e partive politike. Deri më tani, Shqipëria nuk ka pasur një ligj specifik për financimin e partive dhe hartimi i tij është kërkesë e veçantë e Bashkimit Evropian si kusht për procesin e negociatave. Drafti rregullon vetëm financat e partive jashtë fushatave elektorale dhe vendos rregulla për transparencën e financimit, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbetet institucioni që kontrollon shpenzimet e forcave politike. Ligji detyron partitë të kenë llogari bankare dhe sanksionon se çdo dhurim mbi 50 mijë lekë të bëhet nëpërmjet bankave. “Të ardhurat dhe shpenzimet financiare të lejuara sipas dispozitave të këtij ligji, përveç kuotave të anëtarësisë, realizohen nëpërmjet transaksioneve bankare. Të ardhurat nga kuotat...
Burimi:
vizionplus.tv