“Kompani shtetërore për naftën“, Rama: Rritja e çmimit, pasojë e Luftës në Iran. Do të ndërhyjmë për stabilizimin e tregut
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe ndikimi në çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare ka vënë në lëvizje qeverinë shqiptare, e cila ka ngritur një task force për të parandaluar rritjen abuzive të çmimeve në tregun vendas të hidrokarbureve. “Shënimi i parë lidhet pashmangshmërisht me impaktin e luftës së SHBA dhe Izraelit, të cilën ne e mbështesim plotësisht kundër makinerisë së regjimit kriminal të Teheranit, mbi çmimin e naftës. Kjo është një rritje e pashmangshme në të gjitha tregjet botërore dhe po ndodh në të gjithë botën pikërisht si pasojë e këputjes së zinxhirit të vlerës që qarkullon në shkëmbimet tregtare në një pikë strategjike siç është ngushtica e Hormuzit. Gjithsesi nga ana tjetër, ne nuk do të rrimë duarkryq përballë kësaj situate dhe siç...
Burimi:
top-channel.tv