No Image Available

Komiteti Shqiptar i Helsinkit kundër vendimit për Ballukun: Imuniteti nuk mund të bëhet mburojë ndaj drejtësisë

Në një deklaratë të përbashkët, një grup organizatash të shoqërisë civile kanë reaguar pas vendimit të Kuvendit për të rrëzuar kërkesën e SPAK për kufizimin e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, duke shprehur shqetësimin se ky vendim rrezikon të pengojë hetimin e korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisjes. Sipas tyre, imuniteti parlamentar nuk duhet të përdoret si mburojë për t’i shpëtuar drejtësisë, ndërsa paralajmërojnë se çdo pengesë institucionale ndaj organeve të drejtësisë cenon parimin e barazisë para ligjit dhe dëmton rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Reagimi: Deklaratë e përbashkët e organizatave të shoqërisë civile mbi vendimin e Kuvendit lidhur me kërkesën e SPAK për deputeten Belinda Balluku Grupi ynë i organizatave të shoqërisë civile shpreh shqetësimin për vendimin e sotëm të Parlamentit...