Komisioni i Jashtëm i PE-së seancë për Shqipërinë, eurodeputeti Kovatchev: Hetimet për zv.kryeministren të vazhdojnë pa ndërhyrje. McAlister: Forcat politike të dialogojnë
Në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian po mbahet një seancë për Shqipërinë, ku u prezantua draft-raporti për progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit. Eurodeputeti Andrey Kovatchev në fjalën e tij foli për luftën ndaj korrupsionin. Ai u shpreh se SPAK duhet të veprojë i pavaruar dhe i lirë nga presioni politik. Ai u ndal te rasti i zv.kryeministres Belinda Balluku, ku tha se hetimet duhet të vazhdojnë pa asnjë ndërhyrje. “Lufta kundër korrupsionit duhet të japë rezultate edhe më konkrete. Institucione si SPAK duhet të veprojnë të pavarur dhe në mënyrë efecientë, të lira nga presioni politik. Hetimet që janë në vijim, përfshirë atë të Zv. Kryeministres duhet të vazhdojnë pa asnjë ndërhyrje. Zbatimi i ligjit nuk mund të jetë selektiv. Shqyrtimi i...
Burimi:
top-channel.tv