“Koha e dorëheqjeve morale do të vijë”, Rama: 100 herë të kthehesha pas, do të zgjidhja reformën në drejtësi
Kryeministri Edi Rama deklaroi se, edhe sikur të kthehej pas në kohë, do ta zgjidhte sërish reformën në drejtësi, duke hedhur poshtë pretendimet se ajo ka dështuar. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar socialist kreu i qeverisë theksoi se ta quash reformën në drejtësi dështim nga pozitat e atyre që e projektuan dhe miratuan, do të thotë të mos shohësh përtej kostove të momentit. “Në një bisedë mes shokësh mu tha copë që unë duhet të ndjehem përgjegjës për reformën në drejtësi sepse jam unë fajtori kryesor që kjo reformë ka prodhuar këto efektet e dëmshme anësore. Jam i bindur që jo vetëm ata por do ketë plot këtu që mendojnë njësoj si ata i përmbledhin me në një fjalë që unë nuk...
Burimi:
javanews.al