Koçiu prezanton kryeinspektorin e ri të IKMT-së: Ndërtime pa leje ‘në shënjestër’

Koçiu prezanton kryeinspektorin e ri të IKMT-së: Ndërtime pa leje ‘në shënjestër’

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, prezantoi sot, 13 shkurt, Kryeinspektorin e ri të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Afrim Qëndro, i cili së fundmi ka mbajtur detyrën e Prefektit të Qarkut Tiranë, duke zëvendësuar në këtë funksion Dallëndyshe Bicin. Gjatë fjalës së saj, Koçiu u shpreh se “Qëndro do të marrë detyrën e drejtuesit të Inspektoratit të Mbrojtjes dhe Kontrollit të Territorit, një detyrë e cila në vetvete mbart sfida por gjithashtu dhe një përgjegjësi të madhe sa i përket zbatimit të ligjshmërisë dhe mbrojtjes së territorit. Afrimi vjen nga një eksperiencë e jashtëzakonshme në institucionet publike dhe ka treguar se me përkushtimin dhe profesionalizmin e tij di të krijojë ekip, skuadër, por edhe di të kërkojë detyrat të respektohen e zbatohen...