Koçiu: Forcimi i integritetit dhe transparencës në institucionet ligjzbatuese, përmes partneritetit Shqipëri–SHBA

Koçiu: Forcimi i integritetit dhe transparencës në institucionet ligjzbatuese, përmes partneritetit Shqipëri–SHBA

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu mori pjesë në ceremoninë e certifikimit të 36 punonjësve të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), të trajnuar në kuadër të Programit ICITAP, si dhe në nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Akademisë së Sigurisë dhe AMP-së. Në fjalën e saj, ministrja vlerësoi bashkëpunimin mbi 25-vjeçar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes Programit ICITAP, duke theksuar se ky partneritet ka qenë thelbësor në rritjen e profesionalizmit, integritetit dhe transparencës së institucioneve ligjzbatuese shqiptare. Gjatë këtyre viteve, mbi 380 oficerë dhe agjentë janë trajnuar, duke kontribuar drejtpërdrejt në forcimin e kapaciteteve institucionale. “Për qytetarin shqiptar është një lajm shumë i mirë që sot jemi sërish bashkë, jo vetëm për të vlerësuar arritjet, por për të hapur një kapitull të...