KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka kritikuar kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Mirela Bogdani, për mungesë etike profesionale. Duke marrë shkas nga foto e një takimi që kryetarja e KLP-së ka zhvilluar me ambasadorin e BE-së Antonio Gonzato, Murrizi e quajti veshjen e zgjedhur prej Bogdanit si aspak të përshtatshme për një takim zyrtar. Ai theksoi më tej se nuk dëshiron të tregohet i prapambetur, por shtoi se veshja e kryetarës së KLP-së, me shalët përjashtë, ishte për disko dhe jo për zyrë. “Shefja e Olger Eminajt, pra kryetarja e KLP, Zj. Mirela Bogdani, në një takim zyrtar me Ambasadoren e BE në Tiranë, Zj. Gonzates. Minimalja e etikës zyrtare kërkon një veshje protokollare formale zyrtare nga çdo funksionar publik në respekt të pozicionit...