Klevis Balliu: Kemi të dhëna se policia po infiltron individë për të provokuar protestën e opozitës
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu deklaroi pak para nisjes së protestës së opozitës se kanë të dhëna se policia po infiltron persona për të provokuar gjatë protestës së sotme kombëtare të opozitës. Në një prononcim për News24, deputeti theksoi se në selinë e PS janë mbledhur dhe kyçur hajdutët ndërkohë që qytetarët kanë dalë në shesh. Ai u shpreh se policia nuk duhet të merret me protestuesit në shesh, por të shkojë edhe të arrestojë hajdutët e qeverisë si të vetmen mënyrë për të shpëtuar vendin. “Fiks aty ku ka hajdutë blindohet. Hajdutë blindohen e kyçen. Njerëzit e lirë dalin në shesh. Ajo është selia e krimit e hajdutëve, që kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar dhe krimin për AKSHI-n. Shqiptarët kanë zgjedhur të...
Burimi:
syri.net