“Kjo nuk është më akuzë, por provë”,Hoxha: Ahmetaj i dha SPAK-ut jo indicie,por hartën e plotë të organizatës kriminale

“Kjo nuk është më akuzë, por provë”,Hoxha: Ahmetaj i dha SPAK-ut jo indicie,por hartën e plotë të organizatës kriminale

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në intervistën e katërt, ka pikturuar një tablo të zymtë të qeverisjes, duke e cilësuar atë si një “sipërmarrje kriminale” me në krye, vetë kryeministrin Edi Rama. I ftuar në një emision televiziv, gazetari Artan Hoxha shprehet se nga rrëfimi i Ahmetajt, shihet qartë se ai nuk po flet më si një i akuzuar, por si një dëshmitar nga brenda sistemit, duke i ofruar drejtësisë një “hartë” të plotë të funksionimit, financimit dhe aktorëve kyç të kësaj organizate. Ndryshe nga intervistat e mëparshme, këtë herë thekson Hoxha, rrëfimi i tij është i detajuar, duke i dhënë Prokurorisë së Posaçme (SPAK) jo vetëm indicie, por një tablo të plotë të rrugës që duhet të ndjekë për të gjetur provat. Intervista e Ahmetajt, shton...