“Kishin përgatitur skenar për ekzekutimin e protestuesve paqësorë”, Berisha pas tubimit: Plumba gome në kokë, Nallbati ishte…

“Kishin përgatitur skenar për ekzekutimin e protestuesve paqësorë”, Berisha pas tubimit: Plumba gome në kokë, Nallbati ishte…

19 efektivë policie, një qytetar dhe deputeti demokrat Beldjon Nallbati mbetën të plagosur gjatë protestës së djeshme të PD në kryeqytet. Por protestën e cila u mbyll me akte dhunë, molotovë dhe fishekzjarrë, Sali Berisha e cilësoi sot gjatë konferencës për mediat si një kryengritje paqësore. “Protestuesit meritojnë mirënjohjen më të pakufishme, nderimin më të madh, të cilët dje me kryengritjen paqësore i zbardhën faqen Shqipërisë. Shënuan një kapitull të ri, në kryengritjen paqësore të popullit shqiptar kundër narkoregjimit të Edi Ramës”, tha Berisha. Berisha tha me tej se Edi Rama kishte përgatitur “skenar gjakderdhjeje dhe ekzekutimi të protestuesve”. “Të tmerruar nga urtia dhe qëndrueshmëria e protestuesit, Edi Rama kishte përgatitur skenarin e gjakderdhjes, ekzekutimin e protestuesve paqësorë në shesh. Për këtë qëllim kishte vënë...