“Kilometri i fundit”/ Opozita zbret në shesh, nis protesta e katërt kombëtare para kryeministrisë

“Kilometri i fundit”/ Opozita zbret në shesh, nis protesta e katërt kombëtare para kryeministrisë

Ka nisur protesta e Partisë Demokratike dhe aleatëve para kryeministrisë. Kjo është protesta e katërt kombëtare që zhvillon opozita pas asaj që u mbajt në datën 22 dhjetor, 2025, 24 janar 2026 dhe 12 shkurt 2026. Në protestat e kaluara, PD ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku si dhe krijimin e një qeverie teknike që do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja. Edhe këtë herë, partitë e reja; Arlind Qori, Adriatik Lapaj dhe Agron Shehaj nuk i janë bashkuar kësaj lëvizjeje të PD-së. Partia Demokratike vendosi protestat në qendër të aksionit të saj politik pas publikimit të hetimeve të SPAK-ut për tenderat në infrastrukturë dhe rolin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si dhe tenderat në Agjencinë Kombëtare...