“Kilometri i fundit”, Alibeaj zbulon arsyet pse nuk shkoi në protestën e Berishës: Dy ditë më parë..
Enkelejd Alibeaj, nga “Djathtas 1912”, ka sqaruar arsyet pse nuk mori pjesë në protestën e thirrur nga Sali Berisha të shtunën, duke e cilësuar atë jo si protestë qytetare, por si një miting të pastër partiak. I ftuar në një emision televiziv, Alibeaj u shpreh se aktiviteti tregoi një element të qartë: Partia Demokratike mbetet një forcë e madhe financiare. Sipas tij, protesta ishte e pabesueshme politikisht, pasi dy ditë më parë e njëjta forcë politike kishte votuar bashkë me mazhorancën për disa vendime kyçe, përfshirë reformën zgjedhore dhe përfaqësimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes. “Si mund të kërkosh rrëzimin e kryeministrit kur pak ditë më parë ke votuar bashkë me të?”, pyeti Alibeaj. Ai ironizoi premtimet e përsëritura të opozitës për “kilometrin e...
Burimi:
sot.com.al