Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Bëhet fjalë për 1 miliard euro vjedhje
Deputetët demokratë që janë pjesë e Këshillit të Mandatave po mbajnë një konferencë për shtyp në selinë e Partisë Demokratike pas mbledhjes së djeshme, ku prokurorë të SPAK, përfshirë kreun e saj, Klodian Braho, paraqitën provat mbi të cilat akuzojnë për shkelje të barazisë në tenderë zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. “Së bashku me kolegët e tjerë të Këshillit të Mandateve dënojmë përmes këtij komunikimi publik, me forcë, aktin e paprecedentë që kryetari i Kuvendit, me urdhër politik të Ramës, bëri gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, gjatë shqyrtimit të kërkesës për t’i dhënë SPAK-ut autorizimin për t’iu drejtuar gjykatës për arrestimin e Ballukut. Si në asnjë rast tjetër, Pelesh i shtyu mbledhjen e Këshillit të Mandateve, duke...