Këshilli i Mandateve mblidhet për Ballukun, mbërrijnë në Kuvend avokatët e zv.kryeministres dhe prokurorët e SPAK
Këshilli i Imunitetit mblidhet sot për rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku. SPAK do të përfaqësohet nga tre prokurorë në mbledhje, teksa pjesëmarrës do të jetë edhe kreu i SPAK, Klodian Braho, dhe dy prokurorët që po hetojnë Ballukun, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, të cilët kanë mbërritur në Kryesinë e Kuvendit. Po ashtu kanë mbërritur avokatët e Ballukut, Pamela Qirko dhe Ardian Kalija. Heqja e imunitetit të Ballukut nga Kuvendi do t’i hapte rrugë arrestimit të saj, me burg, në shtëpi ose kontroll banese.Gjatë mbledhjes të pak ditëve më parë të grupit parlamentar të PS, Rama tha se “Parlamenti do të shprehet fillimisht për imunitetin, më pas për ndryshimet ligjore.” Me ndryshimet ligjore në Kodin e Procedurës Penale që në Parlament kërkojnë 84 vota, gjykata...
Burimi:
top-channel.tv