Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos, Korreshi: U rikthye dinjiteti i të..
Këshilli Bashkiak i Lushnjës vendosi këtë të martë t’i heqë titullin “Qytetar Nderi” Gjergji Velos, një titull që ishte miratuar vetëm dy muaj më parë, mes kundërshtive të forta nga këshilltarët e djathtë dhe Partia Demokratike. Vendimi i mëparshëm ishte marrë mbi bazën e një informacioni të paplotë të paraqitur nga Autoriteti i Dosjeve. Pas rishqyrtimit të çështjes dhe përfshirjes së saj në rendin e ditës, Këshilli Bashkiak votoi heqjen e titullit me 23 vota pro, 4 kundër dhe 8 abstenime. Gjergji Velo ka mbajtur funksionin e kryetarit të Komitetit të Lushnjës gjatë periudhës së komunizmit dhe, sipas demokratëve, ka firmosur vendime që e cilësojnë atë si persekutor të kundërshtarëve politikë të regjimit. Pas këtij vendimi, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i...