“Kërkuat rritje pagash edhe për ata që i përjashtoi vettingu”, Rama i përgjigjet Shoqatës së Gjyqtarëve: Doni që të përfitojnë edhe të korruptuarit

“Kërkuat rritje pagash edhe për ata që i përjashtoi vettingu”, Rama i përgjigjet Shoqatës së Gjyqtarëve: Doni që të përfitojnë edhe të korruptuarit

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj paraditen e sotme Shoqatës së Gjyqtarëve edhe lidhur me një pretendim të tyre se gjyqtarët që nuk kishin kaluar ende vettingun, do të paguheshin me pagat e vitit 2008. Sipas kreut të Qeverisë, Shoqata kërkoi rritje pagash edhe për ata gjyqtarë që procesi i verifikimit të figurës i nxori nga sistemi pasi kishin pasur pasuri të pajustifikuara. “Ju thoni “së treti paketa iu pasua keq besimit të tretë pasi në momentin e fundit në Kuvend u ndryshua dispozita tranzitore e ligjit duke u parashikuar që magjistratët që nuk kishin kaluar vettingun në datën”, – e shumë dhe mezi pritur, shqipja, “1.1.2019 do vijonin të merrni pagën e vjetër, atë të përcaktuar në vitin 2008”. Pra që ta dëgjojë publiku, ju...