Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Kërkuan mbledhjen e Këshillit për imunitetin e Belinda Ballukut/ Kuvendi i kthen përgjigje grupit të PD-së…
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike bëri sërish thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për zv.kryeministren Belinda Balluku, situatë që solli edhe një përgjigje nga Kuvendi. Në përgjigje të kërkesës suaj për thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ju bëj me dije sa vijon: Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/zëvendëskryeministrit është thirrur dhe është zhvilluar në datën 19 dhjetor 2025, në përputhje me nenin 13 të Rregullores së Kuvendit. Me thirrjen dhe zhvillimin e kësaj mbledhjeje, kompetenca proceduriale për thirrjen e Këshillit lidhur me këtë çështje është ezauruar, pasi çështja është vendosur në rend dite dhe...