Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Kokalari: Nëse nuk manipulohen zgjedhjet brenda partisë, e mund Berishën 100%

Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Kokalari: Nëse nuk manipulohen zgjedhjet brenda partisë, e mund Berishën 100%

Evi Kokalari, e cila kërkon të garojë për kryetare e Partisë Demokratike, deklaroi sot për herë të parë se para zgjedhjeve parlamentare të 2025 i ka propozuar Sali Berishës që ky i fundit të tërhiqej dhe të ishte ajo kandidate për kryeministre, si një figurë e pakonsumuar dhe me lidhje me të qëndrueshme dhe të thella në elitën politike të SHBA-ve. Në një lidhje online nga SHBA, Kokari tha në “Frontline” me Marsela Karapançon se Berisha dështoi të manipulonte shqiptarët me praninën e Chris LaCivita-s, pasi votuesit e kuptuan që ky i fundit ishte thjeshtë një konsulent i kontraktuar dhe i paguar me miliona dollarë, dhe jo lidhje e kryedemokratit në administratën Trump. “Besoj që Berisha donte ta provonte dhe njëherë me zgjedhjet e 2025 të...