Kërkon pezullimin e afateve të qëndrimit në paraburgim, Meta rekurs në Gjykatën e Lartë
Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka paraqitur rekurs në Gjykata e Lartë e Shqipërisë, duke kundërshtuar vendimin e Apelit të Posaçëm që e la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”. Në kërkesën e tij, Meta kërkon zbutjen e masës së sigurisë, duke argumentuar se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore për ta mbajtur në paraburgim. Ai pretendon se masa është e pajustifikuar dhe joproporcionale në raport me rrethanat e çështjes. Nga ana tjetër, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kundërshtuar deri më tani pretendimet e tij, duke mbrojtur qëndrimin se masa e sigurisë është e bazuar në prova dhe në rrezikun procedural. Kreu i Partia e Lirisë është marrë i pandehur për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të...
Burimi:
syri.net