‘Kërkohet dorëheqja e qeverisë pas akuzave për korrupsion ndaj Ballukut’, “Reuters” jehonë protestës së opozitës

‘Kërkohet dorëheqja e qeverisë pas akuzave për korrupsion ndaj Ballukut’, “Reuters” jehonë protestës së opozitës

Protesta e opozitës ka marrë vëmendjen e mediave të huaja ndërkombëtare. Agjencia e lajmeve “Reuters” shkruan se “Policia në Tiranë përdori ujë gjatë përplasjeve të së dielës (22 mars) me protestues të opozitës që kërkonin dorëheqjen e qeverisë shqiptare pas akuzave për korrupsion ndaj ish zëvendëskryeministres”. Mijëra protestues kundër qeverisë marshuan të dielën në kryeqytetin e Shqipërisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij të majtë mes akuzave për korrupsion. Demonstrata, e organizuar nga Partia Demokratike, partia kryesore e opozitës, u përshkallëzua në përplasje me forcat e sigurisë. Të mbledhur përpara zyrës së kryeministrit, demonstruesit hodhën kokteje Molotov drejt ndërtesave të ministrive dhe automjeteve të policisë, duke nxitur një reagim të fortë nga autoritetet. Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji...