Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut në Kuvend, Rama: Burgje të tejmbushura me më shumë të padënuar se të dënuar

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut në Kuvend, Rama: Burgje të tejmbushura me më shumë të padënuar se të dënuar

Në episodin e kësaj të diele në ‘Flasim’, Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat për drejtësinë shqiptare. Rama përmendi pjesën e kërkesës së SPAK në Kuvend për pezullimin dhe arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku, duke u shprehur se ka një nxitim nga ana e institucioneve të drejtësisë sa i përket paraburgimeve. Ai u ndal dhe te një raport i Këshillit të Europës sa i përket paraburgimeve, duke u shprehur se Shqipëria shënon një rekord negativ në këtë pikë. “Mes të tjerash këto dite, kam rilexuar një raport të para disa kohësh, shkruar nga ekspertë të Këshillit të Evropës mbi përdorimin brutal dhe masiv të paraburgimit në Shqipëri – një rekord negativ absolut i drejtësisë shqiptare, e cila e ka vendosur Shqipërinë në pozicionin më...