Kërkesa e SPAK në Kuvend për Ballukun, Balla: Këshilli i Mandateve do të mblidhet, presim vendimin e zbardhur nga Kushtetuesja
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, shprehu nga Kuvendi drejt mbylljes së seancës së sotme se Këshilli i Mandateve do të mblidhet dhe do të shqyrtojë kërkesën për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Deputeti socialist tha se Këshilli i Mandateve do të mblidhet dhe do ta shqyrtojë kërkesën dhe shtoi se do të vijojë një proces adresimi të asaj që ka thënë Kushtetuesja, teksa pritet zbardhja e vendimit që u mor para pak ditësh. Balla shprehu se Këshilli i Mandateve ka një kohë prej 3 muajsh dhe se vendimmarrja e thotë qartë se ishin të detyruar të prisnin vendimin e Kushtetueses për sa kohë palë e përfshirë ishte dhe Kuvendi. “Qëndrimi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste është tërësisht në përputhje me...
Burimi:
top-channel.tv