Kërcënimi i dëshmitarëve, nga ‘të fortë’ apo anëtarë të kabinetit? Bardhi: Prokurori tha se po hetohet nëse kanë lidhje me krimin
Gazment Bardhi TIRANË-Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi me anë të një postimi në rrjete sociale ka reaguar sërish lidhur me faktet e reja të SPAK në lidhje me çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Në mbledhjen e sotme, Prokurorët parashtruan prova, ku bëhet fjalë për kërcënimin e dëshmitarëve në emër të Ballukut. Por nuk është e qartë se cilët janë personat që kanë intimiduar dëshmitarët. Vetë Gazment Bardhi në përfundim të mbledhjes por edhe gjatë zhvillimit të saj njoftoi për mediat se 'të fortët' kanë kërcënuar me jetë dëshmitarë në çështjen Ballukun, ndërsa burime nga Top Channel, bënë me dije se Prokurori i SPAK, Dritan Prençi ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për 'të fortë", por për anëtarë të kabinetit të zv.kryeministres. Në këto...
Burimi:
zeri.ai