“Keni frikë nga e vërteta ju apo si”/ Boçi përplaset me Braçen në Kuvend, deputeti i PS: Mund ta shani qeverinë, por…

“Keni frikë nga e vërteta ju apo si”/ Boçi përplaset me Braçen në Kuvend, deputeti i PS: Mund ta shani qeverinë, por…

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti i PD Luçiano Boçi është përplasur me deputetin e PS Erion Braçe. Ndërsa Boçi fliste për cilësinë e universiteteve shqiptare, Braçe ka replikuar duke mos qenë dakord me të dhe duke u shprehur se në 10 minuta të fjalës së tij, Boçi kishte folur më shumë për aktivitetin politik partiak sesa për rendin e ditës. Luçiano Boçi: Meqë unë këtu dëgjova shumë lavde për universitetet shqiptare, dëgjoni këtu. Keni frikë nga e vërteta ju, se s’po e marr vesh fare. Unë kam procedurën time dhe e parashtroj vetë. Të lutem shumë, se më ikën edhe minutazhi dhe kam një informacion shumë të rëndësishëm për arsimin e lartë në kuadër të marrëveshjes. Bazuar te një organizatë, nga 1501 universitete,...