‘Këneta nën ujë, kukulla e Bashkisë në vaskë’/ Protestuesit ironizojnë kryebashkiaken Sako: Turp për qeverinë!

‘Këneta nën ujë, kukulla e Bashkisë në vaskë’/ Protestuesit ironizojnë kryebashkiaken Sako: Turp për qeverinë!

Durrsakët kanë dalë sërish në protestë këtë të premte, 9 janar, teksa i gjithë qarku përballet me përmbytje ndërsa mijëra banesa ndodhen nën ujë. Në tubimin para Bashkisë së Durrësit, qytetarët kanë protestuar me pankarta në duar ku nuk kanë kursyer as ironinë për kryebashkiaken Emirjana Sako. ‘Pasqyrë moj pasqyrë...kush është më e bukura në Durrës’, thuhet në një nga pankartat e protestuesve, ku tregohet me ironi dy anët e kryebashkiakes Sako, njëra brenda qelisë dhe tjetra në vaskë, ndërsa Durrësi i përmbytur totalisht. ‘Banorët e Kënetës nën ujë nga shiu, dhe kukulla e Bashkisë në Santa Turke’, shkruhet në një banderolë tjetër të protestuesve. Pavarësisht reshjeve që vijojnë ende për të disatën ditë në të gjithë vendin, shiu nuk i ka penguar banorët e...