“Kemi një doktor Sulltan, por është grua”, Rama me superlative për ministren Diella, zbulon si u frymëzua për krijimin e saj

“Kemi një doktor Sulltan, por është grua”, Rama me superlative për ministren Diella, zbulon si u frymëzua për krijimin e saj

Në ditën e dytë të samit Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi organizuar prej presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyam, kryeministri Edi Rama, bëri batuta me moderatorin me origjinë greke, e vazhdoi atë kur iu tha se kishte 14 minuta kohë bashkë me Milojko Spajic kryeministër për të folur për çështje të lidhura me energjinë e rinovueshme. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij Rama u ndal edhe te reformat digjitale të ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe rolin në rritje të Inteligjencës Artificiale në administratën publike. Kreu i qeverisë u ndal te përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin e përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian, e sipas tij, volumi i ligjeve dhe rregulloreve që duhen miratuar për anëtarësimin në...