“Kemi nisur punën për zgjedhjet e vitit 2027”, Rama: Lufta rrit çmimet, por ne kemi ndërhyrë për të lehtësuar qytetarët
Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në Njësinë 2, Tiranë, deklaroi se Partia Socialiste ka rinisur punën për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, (zgjedhjet lokale të vitit 2027). Ai vuri në dukje ndikimin që zhvillimet ndërkombëtare, veçanërisht tensionet në Lindjen e Mesme, kanë në ekonominë e vendit, duke nënvizuar se qeveria ka marrë masa konkrete për të përballuar situatën, përfshirë uljen e çmimit të energjisë dhe ndërhyrje në tregun e naftës. Edi Rama: Ne kemi rinisur punën në funksion të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. Ne fitoret tona i projektojmë edhe i përgatisim duke marrë kohë edhe shumë më parë se sa të gjithë të tjerët. Ne e kemi parë nevojën që të bëjmë një ristrukturim të punës në bashkinë e Tiranës. Po...
Burimi:
vizionplus.tv