Këlliçi: Shqiptarët po paguajnë 110 milionë euro për tekat e Ramës dhe Veliajt

Këlliçi: Shqiptarët po paguajnë 110 milionë euro për tekat e Ramës dhe Veliajt

Në një postim në rrjetet e tij sociale, deputeti Belind Këlliçi theksoi se shqiptarët po vijojnë të paguajnë me taksat e tyre faturën e një prej skandaleve më të rënda financiare të viteve të fundit, duke akuzuar drejtpërdrejt Edi Rama dhe Erion Veliaj për humbjen e dhjetëra milionë eurove nga buxheti i shtetit. Sipas tij, bëhet fjalë për mbi 110 milionë euro që qytetarët detyrohen të paguajnë pas çështjes me biznesmenin italian Francesco Becchetti dhe mbylljes së televizionit Agon Channel, një kosto që, siç shprehet ai, rëndon drejtpërdrejt mbi xhepat e shqiptarëve. Postimi: Shqiptarët vazhdojnë paguajnë miliona për humorin e simpatitë personale të Edi Ramës e Erion Veliajt.  70 milionë euro që mund të ishin shkolla apo kopshte të reja, qendra të reja shëndetësore, rritje...