Këlliçi: Shqipëria drejtohet sot nga një grup i strukturuar kriminal i ideuar nga Edi Rama

Këlliçi: Shqipëria drejtohet sot nga një grup i strukturuar kriminal i ideuar nga Edi Rama

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka artikuluar një qëndrim të prerë mbi strategjinë e opozitës dhe gjendjen aktuale politike në vend, duke theksuar se Shqipëria sot drejtohet nga një “grup kriminal” që e ka marrë peng vendin. Gjatë një interviste në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv, Këlliçi bëri thirrje për një reflektim të thellë shoqëror dhe për krijimin e një fronti të gjerë opozitar si e vetmja rrugë për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës. Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri ai tha se, strategjia opozitare mbështetet në dy shtylla kryesore. Së pari, Partia Demokratike është një faktor i pamohueshëm dhe forca më e madhe opozitare, e cila siguroi 35% të votave edhe në zgjedhjet e kontestuara të 11 majit. Çdo...