Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Këlliçi: Rama pi verë 33 mijë euro shishja, ndërsa qytetarët përmbyten…
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për shpërdorim luksi dhe mungesë përgjegjësie përballë përmbytjeve që prekën vendin ditët e fundit. Në një postim në FB, Këlliçi shkruan se arsyeja pse qeveria nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme lidhet me detyrimin për të dëmshpërblyer dëmet e shkaktuara nga keqmenaxhimi i infrastrukturës dhe, siç ai shprehet, nga vjedhjet e një grupi të strukturuar kriminal brenda qeverisë. Ai thekson se, ndërsa për qytetarët nuk ka fonde, paratë publike shpenzohen për verëra luksoze, udhëtime private dhe ekspozita arti. Postimi i Belind Këlliçit: Qeveria zhytet në verëra të shtrenjta 33 mijë euro shishja ndërsa qytetarët përmbyten nga uji! Për të gjithë ata që akoma pyesin pse Edi Rama nuk e shpall gjendjen e jashtëzakonshme, arsyeja është krejt e...