Këlliçi: Rama pengon drejtësinë dhe dështoi në testin e Brukselit, bashkohemi më 12 mars për të shpëtuar Shqipërinë!

Këlliçi: Rama pengon drejtësinë dhe dështoi në testin e Brukselit, bashkohemi më 12 mars për të shpëtuar Shqipërinë!

Deputeti Belind Këlliçi ka shpërthyer në një postim në rrjetet sociale, duke akuzuar Edi Ramën për abuzim të pushtetit dhe për pengimin e drejtësisë. Ai theksoi se me vendimin e fundit, ku Rama ruajti imunitetin përballë kërkesës së SPAK, Shqipëria dështoi në testin kritik të Brukselit. Këlliçi e quajti këtë një akt kundër Shqipërisë, duke shtuar se Rama po mbron aferat korruptive dhe duke e konsideruar këtë një përpjekje për të shpëtuar karrigen e tij. Ai bëri thirrje për mobilizim qytetar më 12 mars, për të kundërshtuar një kryeministër që ka lidhje me krimin dhe kartellet, dhe që ka shpallur luftë ndaj drejtësisë. Postimi: Shqipëria nuk e kaloi testin kritik, bashkohemi më 12 mars të shpëtojmë vendin! Edi Rama vendosi sot të ruajë imunitetin përballë drejtësisë...