Këlliçi: Ka zyrtarë që janë të gatshëm të bëjnë 9 muaj burg për disa miliona euro
Deputeti Belind Këlliçi ka kritikuar mungesën e konfiskimit të pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme dhe hetimin e pasurive të zyrtarëve të korruptuar. Sipas tij, kjo situatë i jep një mesazh inkurajues zyrtarëve të tjerë që mund të mendojnë se fitimi i miliona eurove i justifikon disa vite burg. “Sa kohë nuk kemi konfiskim pasurish të vëna në mënyrë të paligjshme dhe hetim të pasurive të zyrtarëve të korruptuar puna është e lënë në gjysmë. Kjo shërben si një inkurajim për zyrtarë të tjerë që bëjnë llogari shumë të thjeshtë për disa milionë euro mund të jenë të gatshëm për të bërë 1 apo 2 vite burg”, u shpreh ai në nje emision televiziv.
Burimi:
sot.com.al