Kedhi: Shqiptarët nuk duan të drejtohen nga Pekini por nga Amerika dhe Trump
Anëtari i Departamentit BrainGain të Partisë Demokratike, Nikola Kedhi ka analizuar situatën botërore dhe planet e SHBA-së për Ballkanin. I ftuar në emisionin “Review”, Kedhi shprehet se ndryshe nga administratat e mëparshme amerikane, Trump ka firmosur një dokument i cili ka kaluar dy dhomat e Kongresit ku ka një seksion më vete për Ballkanin. Sipas tij lajmi i mirë është se SHBA e ka marrë në ombrellën e saj Ballkanin. Ai shton se Trump po përdor tre shtylla ndër të cilat nuk toleron influencën ruse, kineze dhe kundërshtuese ndaj SHBA-së. Ai shton se shtylla e dytë është fokusi ndaj Azisë për të penguar Kinën në synimet e saj gjeopolitike. Gjithashtu ai theksoi se shtylla e tretë është ri zgjimi i Evropës për t’i bërë ballë...
Burimi:
syri.net