Katastrofë ekologjike në Liqenin e Fierzës, mbeturinat mbulojnë sipërfaqen, banorët: Situata po del jashtë kontrollit
Prej mesit të janarit, pas reshjeve të dendura që përfshinë Kukësin, Liqeni i Fierzës është shndërruar në një grumbullim masiv mbeturinash që mbulojnë sipërfaqen dhe brigjet e tij. Pamjet e ditëve të fundit tregojnë një panoramë alarmante, ku plastika dhe mbetje të ndryshme lundrojnë mbi ujë, ndërsa në brigje krijohen depozitime të mëdha mbeturinash. Edhe pse Bashkia ka vënë në funksion anijen ekologjike për pastrimin e liqenit, situata duket larg zgjidhjes. Sipas banorëve, përpjekjet janë të pamjaftueshme përballë fluksit të madh të mbetjeve që vijnë nga prurjet e lumenjve, kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Banori i zonës, Agim Cengu, thotë se ndotja nuk është fenomen i ri, por një problem i trashëguar prej vitesh. “Ndotja ka vite që vazhdon. Anija pastron çdo ditë,...
Burimi:
syri.net